Skuadra ka vazhduar me intensitet maksimal përgatitjet për derbin e fundjavës ndaj rivalit lokal, FC Drita, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit.
Gjatë gjithë javës, futbollistët kanë punuar nën urdhrat e shtabit teknik, derisa atmosfera brenda ekipit mbetet pozitive dhe motivuese para këtij takimi shumë të rëndësishëm.
Përballë Dritës, skuadra jonë do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Sulmuesi Senad Jarović do të mungojë për shkak të numrit të kartonëve të verdhë, ndërsa Albin Prapashtica nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të lëndimit.
Pavarësisht mungesave, ekipi mbetet i përkushtuar dhe maksimalisht i motivuar për të dhënë gjithçka në fushë dhe për t’i gëzuar tifozët tanë në derbin lokal.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.
