Përballja me Vushtrrinë është zhvendosur në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës. Ndeshja e xhiros së tetë do të zhvillohet me orar të ri (14:00)
Vushtrria vs. Gjilani
- AlbiMall Superliga | Ndeshja e tetë kampionale
- Stadiumi | Zahir Pajaziti në Podujevë
- E shtune| 10 tetor | ora 14:00
- Transmetimi | Art Motion
PËRMBLEDHJE
- Vushtrria dhe Gjilani do të përballen për herë të parë pas gjashtë vitesh
Në pesë përballjet e fundit kuqebardhët kanë bilanc dukshëm më pozitiv
Gjithë futbollistët e lënduar janë rikthyer për ndeshje
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Bleart Tolaj mbetet i vetmi futbollist në dyshim për këtë ballafaqim, ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës duke përfshirë edhe Milazim Bajraktarin janë të gatshëm për ndeshje
FAKTE SHTESË
- Ndeshja e tetë kampionale: Skuadra kërkon të rikthehet te fitoret pas disfatës ndaj Prishtinës
Fanella: Ekipi do të luaj me fanelat komplet të kuqe
Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Alban Shalës, i cili do jetë i asistuar nga Bekim Rama dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa Kujtim Krasniqi do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Valon Bajgora, ndërsa në AVAR do jetë Visar Kupina.
