Kryetrajneri i skuadrës Zekirija Ramadani ka folur para mediave në prag të sfidës së dhjetë kampionale në Albi Mall Superligë përballë FC Feronikeli ’74.
Dueli ndaj Feronikeli ’74 do të shënoj një rikthim në pankinën e kuqebardhëve për trajnerin Ramadani, i cili pasi ka analizuar kundërshtarin në pak kohë sa kishte në dispozicion, vlerësoi industrialistët dhe kërkoi shumë përkushtim nga futbollistët e tij.
“Kam vetëm pak ditë që kam ardhur dhe sot është vetëm seanca e dytë stërvitore të cilën do ta zhvilloj. Me aq kohë sa kishim në dispozicion e kemi analizuar ekipin e Feronikeli ’74, e cila ka në radhët e veta futbollist të dëshmuar dhe me bagazh në futbollin kosovar. Na duhet shumë përkushtim dhe angazhim për ta fituar këtë ndeshje”.
“Këtu nuk jam për të premtuar, por për të punuar për qëllimet e klubit. Objektivi i radhës është ndeshja e radhës dhe ndeshja e radhës është ndaj Feronikeli ’74. Llogaritë do t’i bëjmë në fund”.
“Nuk mund të iki nga e kaluara ime, pasi që ajo është histori për të cilën jam shumë krenar. Rikthimi te Gjilani vjen për një qëlim të caktuar dhe atë e dijnë të gjithë. Jam trajner që i dua sfidat dhe e dua adrenalinën dhe ky klub që ka ambicje për të fituar ma mundëson ta përjetoj këtë gjë”.
“Brenda ekipit kemi shumë kualitet dhe eksperiencë, por duhet ta shtojmë konkurencën, sepse konkurenca e bën edhe më të shëndosh ekipin”.
