Kryetrajneri i skuadrës Zekirija Ramadani është shfaqur para gazetarëve para duelit kampional ndaj Dukagjinit, derisa ka folur në lidhje me përgatitjet e kësaj sfide.
Shefi i shtabit teknik është i vetëdishëm për rëndësinë e kësaj ndeshje, por ka potencuar se ka besim maksimal te futbollistët e tij për tu kthyer me rezultat pozitiv nga Klina.
“Ndeshje e vështirë. Në vitet e fundit Dukagjini ka dëshmuar që është një ekip i fortë kur luan sidomos vendas dhe një ‘arrë’ e fortë për gjithë kundërshtarët. Ashtu do të jetë edhe për ne. Na e vështirëson punën edhe koha, pasi që ka rënë shi edhe atje (Klinë) dhe fusha do jetë e ngarkuar. Por, nuk duhet të marrim asnjë arsyetim për të performuar mirë. Duhet të jemi të përqendruar gjatë 90 minutave dhe të luftojmë në çdo moment, pasi kur fusha është e ngarkuar dhe gjendja klimatike është e tillë, aty vjen në shprehje shpirti luftarak. Këtë duhet ta pranojmë që e këtë armë të forë e ka Dukagjini dhe ne duhet të përballemi me të njejtën metodë. Duhet të përqendrohemi te objektivi ynë dhe të vazhdojmë ndeshjet ashtu siç i kemi planifikuar. Duhet t’i zhvillojmë ndeshjet me intelegjencë dhe zgjuarsi, gjithmonë duke u bazuar te eksperienca e ekipit. Jam i bindur që ekipi ka punuar mirë këtë javë dhe kemi parë një entuziasëm te futbollistët të cilët mezi presin ta fillojnë ndeshjen dhe shpresojmë të kthehemi me rezultat pozitiv nga Klina”.
“Deklarata se kemi probleme është nxjerrë nga kontesti, pasi që tema ka qenë ndeshja ndaj Llapit dhe fjala problemet ka qenë për ndeshjen. Kemi parë ndeshjen, kemi analizuar dhe kemi parë se ku kemi gabuar. Në ditët e para të javës jemi munduar të punojmë t’i eleminojmë ato gabime, ndërkohë më pas kemi punuar se si ti çasemi ndeshjes së radhës (Dukagjinit)”.
“Besoj te puna dhe kualiteti i ekipit. Të jeni të bindur që Gjilani ka potencial për të qenë në tre vendet e para. Gjithmonë bazona në kualitetin dhe jo në fjalë për ti dhënë motiv futbollistëve. Duke patur besim tek ata jam i bindur që këtë edicion kemi Evropën dhe përveç këtij objektivi nuk mendojmë asgjë tjetër”.
“Me bindje të plotë e them që do jemi në pjesën e epërme të klasifikimit deri në fund të muajit Dhjetor, atëherë kur përfundon stinori vjeshtor”.
“Ndeshjet i marrim një e nga një. Nëse arrijmë t’i marrim 70% të pikëve deri në fundin e stinorit vjeshtor, atëherë do jemi në pjesën e epërme të klasifikimit”.
“Nuk e di historikun e përballjeve të kaluara, por sa kam qenë trajner i Gjilanit në katër përballje, katër herë kemi shënuar fitore ndaj Dukagjinit. Nesër është një histori e re dhe për këtë jemi gati”.
“Nuk kam patur kohë t’i shikoj skuadrat tjera, pasi kam patur punë me skuadrën time. Këtu jam tani e dy javë dhe po shikojmë të përmisohemi çdo herë e më shumë. Nuk mund të flas për rivalët, pasi kemi punë me skuadrën tonë”.
“Mungesa e vetme është Blerind Morina, i cili nuk do të jetë në dispozicion për shkak të suspendimit me karton (4 të verdhë). Granit Jashari është rikthyer të punoj me grupin dhe do jetë i ftuar për këtë ndeshje”.
