Arjol Bllaca merr minuta në fitoren e 21 vjeçarëve të Kosovës ndaj Qipros - SC GJILANI

Arjol Bllaca merr minuta në fitoren e 21 vjeçarëve të Kosovës ndaj Qipros

Arjol Bllaca është inkuadruar në lojë në minutën e 88-të të ndeshjes në fitoren të cilën ekipi i 21 vjeçarëve të Kosovës e arriti ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.

Mesfushori i kuqebardhëve mori minutat e para në ndeshjet e tetorit, duke kontribuar në triumfin e dytë radhazi të “Dardanëve” pas asaj të San Marinos.

Kjo ishte ndeshja e parafundit e Kosovës në Grupin A kualifikues për “Euro 2027”. Pas nëntë ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar 14 pikë dhe renditet në vendin e katërt. Finlanda kryeson grupin me 22 pikë, një më shumë se Spanja, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Rumania është në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Qiproja ka tri dhe San Marino nuk ka pikë.

Kosova nuk i ka më mundësitë për kualifikim, por në ndeshjen e fundit do të synojë ta mbyllë këtë cikël me fitore dhe të luftojë për pozitën e tretë në grup.

Dardanët U21 ndeshjen e fundit e zhvillojnë më 6 tetor ndaj Finlandës, në ora 19:00.

App logo