Sport Club Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar bashkëpunimin me Sallah Sherifin, i cili ka ushtruar funksionin e drejtorit sportiv në edicionin e fundit 2023/24. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe Sallah Sherifit në detyrën e drejtori sportiv ka skaduar me t’u mbyllur edicioni 2023/24. Sherifi është njoftuar që dyert e klubit mbeten të hapura… Continue reading Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me Sallah Sherifin
Author: Zyrja per Shtyp
Komunikatë zyrtare | Me kërkesë personale, klubi liron nga detyra Alban Hysenin
Sport Club Gjilani njofton opinionin se ka liruar nga detyra Alban Hysenin për shkak të kërkesës së tij personale për t’u tërhequr momentalisht nga futbolli. Alban Hyseni ka vendosur që të shkëputet nga klubi dhe futbolli për shkak të angazhimeve personale, duke lënë prapa kontributin gati një dekadshe në stafin teknik. Me kërkesën e tij… Continue reading Komunikatë zyrtare | Me kërkesë personale, klubi liron nga detyra Alban Hysenin
Komunikatë zyrtare | Arago Jamal rikthehet te Gjilani
Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të ju prezantoj me ardhjen e fundit në skuadër Arago Jamal. Futbollisti nga Gana rikthehet në ‘shtëpinë’ e tij për të nënshkruar dy vite kontratë pune. Pas aventurave në disa klube nga vendet arabe, 30 vjeçari është kthyer te ekipi me të cilin u promovua në futbollin kosovar disa vite… Continue reading Komunikatë zyrtare | Arago Jamal rikthehet te Gjilani
Shorti na dërgon në Podujevë për nisjen edicionit 2024/25
Llapi do të jetë kundërshtar i parë i Gjilanit në edicionin e ri futbollistik 2024/25. Kampionati elitar i futbollit kosovar pritet të fillojë më 10 Gusht. Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25… Continue reading Shorti na dërgon në Podujevë për nisjen edicionit 2024/25
Përfundon me barazim pa gola miqësorja me izraelitët e Hapoelit
Ka përfunduar miqësorja e katërt në tokën bullgare me barazim pa gola, mirëpo me raste të shumta shënimi dhe përballje të forta brenda fushës së lojës. Përballja me Hapoel Jerusalem ishte njëra ndër përballjet më interesante të zhvilluara në Bullgari gjatë fazës përgatitore për edicionin 2024/25. Rrjetat heshtën, mirëpo jo dhe rastet e shumta për… Continue reading Përfundon me barazim pa gola miqësorja me izraelitët e Hapoelit
Ekipi mbyll seancën e fundit stërvitore në Bansko para rikthimit në shtëpi
Skuadra ka mbyllur seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Evima Centre” në Bansko përpara se të rikthehet në shtëpi. Në vigjilje ndeshja e fundit kontrolluese në tokën bullgare ndaj Hapoel Jerusalem FC, futbollistët kanë mbajtur stërvitjen e fundit, derisa disponimi ishte në nivelin më të lartë të mundshëm. Gjithë grupi ishte në dispozicion të trajnerit… Continue reading Ekipi mbyll seancën e fundit stërvitore në Bansko para rikthimit në shtëpi
Mbyllet me barazim dueli i tretë më radhë kontrollues në tokën bullgare
Edi Basa ka qenë autori i golit të një aksioni fantastik në fraksionin e pjesës së dytë të lojës, teksa për t’u veçuar ishte edhe pasimi maestral nga Robert Rrahmani. Skuadra ka barazuar në miqësoren e tretë më radhë në tokën bullgare, teksa për kundërshtar kishte ekipin e Besës nga Dobërdolli që nga edicioni i… Continue reading Mbyllet me barazim dueli i tretë më radhë kontrollues në tokën bullgare
Konfirmohet miqësorja e radhës, Besa nga Dobërdolli sfidon ‘kuqebardhët’
Besa nga Dobërdolli do të jetë ekipi i tretë që do të sfidojë skuadrën në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Skuadra ka vijuar intensivisht me seancat stërvitore nga dy herë në ditë, derisa data 21 Korrik është e rezervuar për duelin e radhës miqësor. Në kompleksin Evima Sport Centre është organizuar dueli kontrollues i… Continue reading Konfirmohet miqësorja e radhës, Besa nga Dobërdolli sfidon ‘kuqebardhët’
Komunikatë zyrtare | Senad Jarovic i bashkohet ekipit me të drejta të plota
Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit Senad Jarovic. Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme. 26 vjeçari ishte bashkuar me Gjilanin në afatin kalimtar të janarit vetëm si futbollist… Continue reading Komunikatë zyrtare | Senad Jarovic i bashkohet ekipit me të drejta të plota
Mbyllet pa gola miqësorja ndaj izraelitëve të Bnei Sakhnin
Ka përfunduar me barazim pa gola miqësorja përballë izraelitëve të Bnei Sakhnin. Skuadra ka prodhuar raste shënimi në dy fraksionet e lojës, derisa njëherë u ndal edhe nga shtylla, për t’i pamunduar Edi Bashës festimin e golit. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Simitli”, derisa shefi shtabit teknik Ardian Nuhiiu ka provuar shumicën e futbollistëve në… Continue reading Mbyllet pa gola miqësorja ndaj izraelitëve të Bnei Sakhnin
