Albin Prapashtica ka bërë thirrje për seriozitet dhe koncentrim maksimal për duelin e fundjavës të cilën “kuqebardhët” e zhvillojnë në shtëpi ndaj Llapit. Sulmuesi i krahut është i vetëdishëm për rëndësinë e pikëve, sidomos në fazën finale të kampionatit, prandaj edhe bën të qartë objektivin e vetëm të skuadrës. “Ndeshje e vështirë, por ne do… Continue reading Prapashtica | Seriozitet dhe koncentrim maksimal, ky ekip është një grup i bashkuar
Category: Lajme
Fokus maksimal në seancën e fundit stërvitore para sfidës ndaj Llapit
Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin kampional ndaj Llapit, të cilin e zhvillon në vikend në shtëpi. Ekipi ka qenë në ritëm gjatë gjithë javës duke performuar nën urdhërat e stafit në përgatitjet e ndeshjes kundër Llapit. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion dhe ka dëshmuar që janë të fokusuar për këtë përballje. Dueli ndaj… Continue reading Fokus maksimal në seancën e fundit stërvitore para sfidës ndaj Llapit
Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Albin Prapashtica flasin para duelit ndaj Llapit
Klubi Sportiv Gjilani ka organizuar konferencë për shtyp para duelit kampional ndaj FC Llapi, i vlefshëm për xhiron e 28-të në Albi Mall Superligë. Pjesëmarrës në konferencë do të jenë shefi i shtabit teknik Ardian Nuhiu dhe futbollisti Albin Prapashtica. Ngjarja do të zhvillohet më 12 prill me fillim nga ora 13:00 në ambientet e… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Albin Prapashtica flasin para duelit ndaj Llapit
Grupi rikthehet në habitat dhe nis punën për Llapin
Skuadra është rikthyer në stërvitje dhe ka nisur punën për duelin e radhës kampional ndaj Llapit. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik që kanë nisur të mendojnë për ndeshjen në vikend ndaj Llapit. Megjithëse në temperatura të ulëta, ekipi ka qenë në disponim dhe ritëm për të realizuar seancën e parë stërvitore… Continue reading Grupi rikthehet në habitat dhe nis punën për Llapin
Raporti | Gjilani 1:0 Ferizaj
Skuadra është rikthyer te fitoret, derisa ka triumfuar minimalisht në shtëpi ndaj Ferizajt (1-0), në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë e lojës. Ndeshja nisi me ritëm me ekipin që filloi ta kërkonte golin nga minuta e parë. Në minutën e gjashtë një mundësi e mirë shënimi iu ofrua mbrojtësit Besir Ramadani, mirëpo… Continue reading Raporti | Gjilani 1:0 Ferizaj
Nuhiu | Ky ekip është një familje, reflektimi pjesë e karakterit
Ardian Nuhiu është paraqitur para mediave në vigjilje të duelit kampional ndaj Ferizajt, të cilën skuadra ‘kuqebardh’ e zhvillon këtë vikend në shtëpi. Duke e konsideruar si tejet të rëndësishme këtë sfidë, tekniku i gjilanasve është shprehur optimist që grupi do të tregojë karakter duke reaguar këtë ndeshje. “Ndodhemi para një takimi të rëndësishëm ndaj… Continue reading Nuhiu | Ky ekip është një familje, reflektimi pjesë e karakterit
Basa | “Të luftojmë për vetën tonë, klubin dhe tifozët”
Edi Basa është shfaqur në konferencën për shtyp para duelit të radhës kampional ndaj Ferizajt, derisa nga kjo zonë ka bërë thirrje për të luftuar së bashku. Anësori i krahut të djathtë ka folur për përgatitjet e ndeshjes dhe për motivimin e skuadrës në prag të një takimi tejet të rëndësishëm. “E dijmë që ndeshja… Continue reading Basa | “Të luftojmë për vetën tonë, klubin dhe tifozët”
Skuadra mbyll përgatitjet dhe pret ndeshjen ndaj Ferizajt
Ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Ferizajt. Atmosferë pozitive ka mbretëruar brenda skuadrës gjatë gjithë javës në përgatitjet për takimin e radhës ndaj Ferizajt. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik që ka shfrytëzuar pasditen për përgatitjet e ndeshjes. Me intensitet të plotë kanë vijuar edhe… Continue reading Skuadra mbyll përgatitjet dhe pret ndeshjen ndaj Ferizajt
Press | Ardian Nuhiu dhe Edi Basa flasin para ndeshjes me Ferizajn
Klubi Sportiv Gjilani ka thirrur konferencë shtypi para duelit kampional ndaj FC Ferizaj, e rëndësishme për xhiron e 27-të në Albi Mall Superligë. Në shërbimin tuaj për pyetjet e mundshme eventuale do të jenë Ardian Nuhiu, kryetrajner, si dhe Edi Basa, futbollist. Konferenca do të mbahet më 4 prill me fillim nga ora 12:00 në… Continue reading Press | Ardian Nuhiu dhe Edi Basa flasin para ndeshjes me Ferizajn
Gjilani v. Ferizaj, sfida në ardhje
Ferizaj është kundërshtari i radhës në kampionat që do ti sfidojë kuqebardhët. Skuadra do të rikthehet në ardhje të vikendit, derisa do të përballet me Ferizajn në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan. Grupi po… Continue reading Gjilani v. Ferizaj, sfida në ardhje
