News Archives - Page 13 of 70 - SC GJILANI

Në luftë me kohën, ekipi bëhet gati për sfidën e kupës ndaj Ballkanit

Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e kupës ndaj Ballkanit, takim ky që zhvillohet këtë të mërkure (04 Mars) në stadiumin e qytetit në Suharekë. Pavarësisht mungesave të mëdha, ekipi është gati për ndeshjen çerekfinale të kupës  ndaj Ballkanit, njëherit ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Atmosfera ka qenë tejet pozitive gjatë këtyre pak… Continue reading Në luftë me kohën, ekipi bëhet gati për sfidën e kupës ndaj Ballkanit

Sesioni i fundit para ndeshjes me Malishevën mbyllet me sukses!

Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit të fundjavës në shtëpi ndaj Malishevës. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik gjatë gjithë javës, përpos kapitenit Edison Kqiku dhe Hamdi Namanit, të cilët e humbasin këtë sfidë për shkak të lëndimit. I gatshëm për këtë përballje pritet të jetë… Continue reading Sesioni i fundit para ndeshjes me Malishevën mbyllet me sukses!

Curri | Nuk kthejmë kokën prapa, fokusi vetëm për të dhënë maksimumin drejt objektivave

Debatik Curri dhe të besuarit e tij e kanë të qartë se ndeshjet e radhës në kampionat luhen për objektivat e sezonit, ndaj fokusi dhe angazhimi maksimal nuk do të mungojë. Në konferencën për shtyp shefi i shtabit teknik ka folur për duelin e fundjavës ndaj Malishevës, teksa ka bërë thirrje për të qenë të… Continue reading Curri | Nuk kthejmë kokën prapa, fokusi vetëm për të dhënë maksimumin drejt objektivave

Skuadra nis punën për ndeshjen ndaj Malishevës

Pas dy ditëve të lira, ekipi është rikthyer në punë për t’u përgatitur për ndeshjen e fundjavës në shtëpi ndaj Malishevës. Grupi ka qenë në dispozicion për shtabin teknik në përjashtim të futbollistëve Hamdi Namani dhe Edison Kqiku, të cilët janë të lënduar. Për Namanin është konstatuar se ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral… Continue reading Skuadra nis punën për ndeshjen ndaj Malishevës

Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Hamdi Namani

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës. Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL). Si pasojë e këtij dëmtimi, ai do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për… Continue reading Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Hamdi Namani

Curri | Ndeshje e rëndësishme që na obligon të japim maksimumin

Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri është paraqitur në konferencën për media para duelit të fundjavës ndaj Prishtinës. Shefi i shtabit teknik ka kërkuar nga futbollistët e tij përqendrim maksimal, pasi që në këtë ndeshje mund të vendosin detajet. “Ndeshje e rëndësishme që na obligon të japim maksimumin, sidomos që luajmë para publikut tonë. Duhet të… Continue reading Curri | Ndeshje e rëndësishme që na obligon të japim maksimumin

Prova e fundit gjenerale para duelit ndaj Prishtinës

Skuadra ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit ndaj Prishtinës, takim ky që zhvillohet të dielën nga ora 13:00. Gjatë gjithë javës ekipi ka qenë i përqendruar në punë në kërkesa të shtabit teknik para ballafaqimit të vikendit ndaj kryeqytetasve. Me grupin është bashkuar Elton Isufi, i cili ishte në proces… Continue reading Prova e fundit gjenerale para duelit ndaj Prishtinës

App logo