Sport Club Gjilani mirëpret selektorin Franco Foda - SC GJILANI

Sport Club Gjilani mirëpret selektorin Franco Foda

Sport Club Gjilani kishte kënaqësinë të mirëpres selektorin e Kosovës, Franco Fodan, i cili krahas vizitës të cilën e bëri në ambientet e klubit, po ashtu shikoi nga afër ndeshjen kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.

Selektori Foda ishte i shoqëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i kombëtares Muharrem Sahiti dhe menaxheri i kombëtares Bajram Shala.

Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e zhvillimit të futbollit në nivel lokal, përkushtimin e të rinjve dhe mbështetjen institucionale për klubet vendore.

Foda ndoqi me interes nga afër takimin ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, duke përcjellë kështu formën e disa futbollistëve potencial për të ardhmen që mund të jenë pjesë e ekipit përfaqësues.

Në shenjë falenderimi për vizitën klubi nderoi selektorin Foda me dhurata modeste.