Miqësore | AFC Metalul Buzau 1:0 SC Gjilani - SC GJILANI

Miqësore | AFC Metalul Buzau 1:0 SC Gjilani

Skuadra ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Bansko, duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Metalul Buzău.

Minuta për gjithë ekipin
Debuton Erdi Hyseni
Ndeshja e radhës vs. Teuta

Pavarësisht rezultatit, skuadra jonë tregoi paraqitje inkurajuese, duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi përmes Mevlan Zekës, Bleart Tolajt dhe Arjol Bllacës, të cilët ishin pranë golit, por mungoi vetëm finalizimi për ta kurorëzuar lojën e mirë të ekipit.

Stafi teknik do ta shfrytëzojë këtë përballje për të analizuar performancën dhe për të vazhduar punën në aspektin fizik e taktik, ndërsa fokusi tashmë kalon te ndeshjet e radhës përgatitore në Bansko.

Dueli i radhës kontrollues ndaj Teutës nga Durrësi më 23 Korrik.

AFC Metalul Buzau – SC Gjilani 1-0 (0-0)
Evima Sport Centre – Bansko
Të ndëshkuar: Blerind Morina, Eugen Ramadani
Përbërja: 
Coric (45′ Matoshi), Thaqi C (60′ Klaiqi), Limani (60′ Sylaj), Jashari (45′ Ramadani), Krivanjeva (45′ Potoku), Bilalli (60′ Hasani), Boshnjaku (45′ Bllaca), Namani (45′ Sadiku), Morina (45′ Ibrahimi), Tolaj (60′ Hyseni), Zeka (60′ Isufi)  Trajner: Debatik Curri.

App logo