Gjilani dhe Bashkimi i Kumanovës zhvillojnë ndeshje vëllazërore në Gjilan - SC GJILANI

Gjilani dhe Bashkimi i Kumanovës zhvillojnë ndeshje vëllazërore në Gjilan

Sport Club Gjilani do të zhvillojë këtë të diel një ndeshje miqësore dhe vëllazërore ndaj Bashkimit nga Kumanova, në një përballje që bashkon në fushë dy klube me raporte të mira dhe lidhje të veçanta mes qyteteve.

Ndeshja do të zhvillohet në Gjilan, me fillim nga ora 16:00, ndërsa kjo përballje vjen në një moment të përshtatshëm për të shfrytëzuar maksimalisht pauzën e kampionatit, të shkaktuar nga angazhimet e kombëtareve.

Përveç karakterit sportiv, takimi do të jetë edhe një mundësi për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy klubeve, duke sjellë një tjetër ditë të veçantë futbolli në Gjilan.

Gjilan – Bashkimi (Kumanovë)
E diel | 16:00 | Gjilan

App logo