Skuadra rrit intensitetin e punës në Bansko - SC GJILANI

Skuadra rrit intensitetin e punës në Bansko

Ekipi po vijon fazën përgatitore në Bansko me ritëm të lartë pune, teksa skuadra është duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë.

Programi i përgatitur nga stafi teknik ndërthur punën në palestër me atë në fushë, me synimin për të ngritur nivelin fizik, taktik dhe konkurrues të ekipit përpara fillimit të sezonit të ri.

Pas çdo seance, skuadra vazhdon të punojë me përkushtim maksimal, ndërsa ngarkesa është rritur gradualisht sipas planit të fazës përgatitore.

Në kuadër të përgatitjeve, vëmendja tashmë është përqendruar edhe te ndeshja e radhës kontrolluese, ku kuqebardhët do të përballen me Teutën, një tjetër test i rëndësishëm në vazhdën e fazës përgatitore.

Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin e fushave në “Evima Sport” në Bansko, me fillim nga ora 18:30.

App logo