Nis procesi punës për duelin e radhës v. Feronikeli '74 - SC GJILANI

Nis procesi punës për duelin e radhës v. Feronikeli ’74

Ekipi është rikthyer në habitat pas dy ditëve pushim nga ndeshja e fundit kampionale ndaj Suharekës në vikend.

Pothuajse për herë të parë në këtë edicion gjithë ekipi kanë qenë prezent në seancën stërvitore të pasdites, megjithëse disa nga futbollistët janë stërvitur me program të veçantë.

Në punë është rikthyer edhe futbollisti Robert Rrahmani, i cili ka filluar shqelmimet e para me topin, ndërkohë që individualisht kanë punuar edhe futbollistët Edi Basa dhe Leon Miftari.

Pjesa tjetër e grupit ishte në ritëm dhe intensitet të plotë. Disa nga futbollistët që kanë patur më pak minutazh pritet që në mesjavë të grumbullohen me ekipin e 21 vjeçarëve për të qenë në plotë me minuta.

Skuadra do të vijoj përgatitet gjatë javës me orar të njejtë për sfidën e vikendit ndaj Feronikeli ’74.