Kryetari i Komunës së Gjilanit, ztr. Alban Hyseni ka vizituar ekipin në Antalya të Turqisë, kampin ku futbollistët e Sport Club Gjilani po përgatiten për pjesën pranverore të kampionatit. I pari i qytetit ka takuar futbollistët dhe stafin duke ndarë momentet më të mira me ta. Hyseni përveçse ka premtuar mbështetje për klubet e qytetit… Continue reading Kryetari Hyseni viziton ekipin në Antalya Camp
Category: Lajme
Raport | Gjilani 1-1 Zimbru Chisinau
Përfundon sërish me barazim, por këtë herë me rrjeta të tundura në miqësoren e fundit në tokën turke përballë ekipit moldav Zimbru Chisinau. Njëra ndër ndeshjet më të mira në këtë fazë përgatitore me ekipin që tregoi karakater dhe vendoshmëri duke krijuar mundësi të panumërta shënimi dhe mbi të gjitha erdhi goli i parë i… Continue reading Raport | Gjilani 1-1 Zimbru Chisinau
Komunikatë zyrtare | Endri Reçi bëhet i Gjilanit
Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”. Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. 24 vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa… Continue reading Komunikatë zyrtare | Endri Reçi bëhet i Gjilanit
FC Zimbru nga Moldavia kundërshtari i fundit në Antalia Camp
FC Zimbru Chisinau nga Moldavia është kundërshtari i fundit për “kuqebardhët” në tokën turke. Pas ndryshimit të lokacionit për ndeshjen e fundit kontrolluese në Antalia Camp, ka ndryshuar gjithashtu edhe kundërshtari me të cilin do të përballemi më 28 janar. Elitarët moldav që kanë patur një sezonë mjaft të mirë këtë vit në kampionat do… Continue reading FC Zimbru nga Moldavia kundërshtari i fundit në Antalia Camp
Komunikatë zyrtare | Matheus Alisson i bashkohet Gjilanit
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit brazilian Matheus Alisson. Klubi ka arritur marrëveshjen me FC KEK-un për huazimin e futbollistit brazilian me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25. Alisson vjen pas një stinori fantastik të kaluar në klubin nga Obiliqi, derisa më parë ka qenë pjesë e disa klubeve nga vendi i tij… Continue reading Komunikatë zyrtare | Matheus Alisson i bashkohet Gjilanit
Ekipi vijon senacën rigjeneruese pas duelit v. Krumovgrad
Skuadra mbylli miqësoren e tretë në tokën turke, derisa barazoi pa gola ndaj bullgarëve të Krumovgrad, ekip që garon në kampionatin elitar. Një ditë më pas grupi u mblodh sërish në fushën e blertë, mirëpo këtë herë për të vijuar me seancën rigjeneruese pas ndeshjes. Pjesa e skuadrës që pati minutazh më të madh pati… Continue reading Ekipi vijon senacën rigjeneruese pas duelit v. Krumovgrad
Gjilani nderon ish-futbollistin Nasko Milev
Përballja miqësore ndaj Krumovgrad ishte një përballje edhe me të kaluarën, pasi që anëtar i klubit bullgar është edhe ish-futbollisti ynë Nasko Milev. Para fillimit të ndeshjes Milev u përshëndet me pjesën më të madhe të ekipit me të cilët kishte luajtur në edicionin e kaluar. Sulmuesi nga Plovdiv u nderua gjithashtu nga klubi gjilanas… Continue reading Gjilani nderon ish-futbollistin Nasko Milev
Raport | Gjilani 0-0 Krumovgrad
Me rrjeta të heshtura ka përfunduar dueli kontrollues përballë ekipit bullgar FC Krumovgrad (0-0). Takimi u zhvillua në reshje të mëdha shiu dhe me frymë në kompleksin “Fanatic” në Belek. Me formacion të kombinuar, kryetrajneri Ardian Nuhiu e nisi ndeshjen dhe më pas bëri ndryshimet e nevojshme për t’i dhënë minutazh thuajse gjithë futbollistëve. Pjesa… Continue reading Raport | Gjilani 0-0 Krumovgrad
Komunikatë zyrtare | Almir Aganspahic është futbollisti më i ri i Gjilanit
Sport Club Gjilani komunikon me shumë kënaqësi angazhimin e futbollistit Almir Aganspahic. Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. Aganspahic vjen pas një aventure të kaluar në klubin Liepaja nga Latvia, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Sarajevo, Osijek, Celik Zenica dhe… Continue reading Komunikatë zyrtare | Almir Aganspahic është futbollisti më i ri i Gjilanit
Seanca rigjeneruese brenda ambienteve të hotelit pas ndeshjes v. Elimai
Ekipi ka vijuar me seancën rigjeneruese pas duelit kontrollues përballë skuadrës kazake Elimai. Grupi ka punuar në pishinën e mbyllur të hotelit për t’u rigjeneruar pas takimit të dytë kontrollues në tokën turke. Atmosfera brenda kampit është e jashtëzakonshme me futbollistët të cilët krahas që po mbushin bateritë për pjesën pranverore të kampionatit, gjithashtu po… Continue reading Seanca rigjeneruese brenda ambienteve të hotelit pas ndeshjes v. Elimai
