Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe. Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion. Klubi falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive. Zyra për shtyp,… Continue reading Komunikatë: Sport Club Gjilani dhe Ergys Kaçe mbyllin bashkëpunimin
Category: News
Grupi mblidhet dhe nis fazën parasezonale ’25
Skuadra e kuqebardhëve ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit për edicionin 2024/25. Ditët e para janë shoqëruar me shumë entuziasëm dhe pozitivizëm te futbollistët të cilët janë ritakuar pas pushimit dy javor nga përfundit i pjesës vjeshtore të kampionatit. Nga 5 janari ekipi ka vijuar me dy seanca stërvitore, derisa në vazhdim priten… Continue reading Grupi mblidhet dhe nis fazën parasezonale ’25
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me nevoja të veçanta
Sport Club Gjilani qëndron gjithmonë pranë komunitetit, duke mos lejuar që të ekzistojnë barriera për shoqërimin me fëmijët me aftësi të veçanta. Në aktivitetet e fundvitit shoqërimi me fëmijet me nevoja të veçanta tashmë është një traditë shumëvjeçare e kujdesit social nga komuniteti “kuqebardh”. Futbollistët Edison Kqiku, Armend Thaqi, Kushtrim Shabani, Oltion Bilalli dhe Aridon… Continue reading “Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me nevoja të veçanta
Ekipi shkon në pushim dimëror, rikthehet në fillimin e muajit janar të 2025
Pas përfundimit të stinorit vjeshtor të kampionatit, skuadra ka shkuar në pushim dimëror, për t’u rikthyer në fillimin e muajit janar të vitit 2025. Ndeshja e xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj Ferizajt në udhëtim shënoi njëherit edhe uljen e siparit për pjesën e parë të kampionatit, me skuadrën… Continue reading Ekipi shkon në pushim dimëror, rikthehet në fillimin e muajit janar të 2025
Raporti | Ferizaj 3:1 Gjilani
Ekipi mbyll pjesën e parë të kampionatit në mënyrën jo më të mirë, derisa pëson disfatë ndaj Ferizajt në udhëtim (3:1). Grupi udhëtoi i përgjysmuar pas mungesave të shumta nga ndëshkimet me kartonë nga ndeshja e fundit kampionale, si dhe virusi sezonal që ka prekur një pjesë të skuadrës. Ndeshja nisi keq me vendasit që… Continue reading Raporti | Ferizaj 3:1 Gjilani
Nuhiu | Me këmbë në tokë, përqendrim dhe angazhim maksimal ndaj Ferizajt
Ardian Nuhiu ka bërë thirrje nga dhoma e shtypit para gazetarëve që të jenë me këmbë në tokë dhe të ketë përqendrim dhe vlerësim maksimal për ndeshjen e radhës ndaj Ferizajt. Kryetrajneri i skuadrës është i vetëdishëm për rëndësinë e pikëve nga ky takim dhe kërkon nga futbollistët që të ketë angazhim maksimal dhe këmbëngulësi.… Continue reading Nuhiu | Me këmbë në tokë, përqendrim dhe angazhim maksimal ndaj Ferizajt
Basa | Duam të mbyllim vitin në mënyrën më të mirë të mundshme
Edi Basa dhe bashkëlojtarët e tij e dijnë se sa e rëndësishme është ndeshje e radhës ndaj Ferizajt në udhëtim, ndaj duan ta mbyllin në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Anësori i “kuqebardhëve” është shfaqur ne konferencën për media para gazetarëve duke folur në lidhje me përgatitjet për duelin e radhës kampional dhe… Continue reading Basa | Duam të mbyllim vitin në mënyrën më të mirë të mundshme
Mbarojnë punimet për ndeshjen e fundit të vjeshtes v. Ferizaj
Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Ferizajt, i cili njëherit do jetë i fundit për pjesën e parë të kampionatit në Albi Mall Superligë. Duke lënë prapa fitoren në vikendin që lëmë pas ndaj rivalit lokal Drita, ekipi është përqendruar maksimalisht në udhëtimin e vështirë që pritet ta ketë ndaj… Continue reading Mbarojnë punimet për ndeshjen e fundit të vjeshtes v. Ferizaj
Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Edi Basa do flasin para duelit v. Ferizaj
Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Edi Basa do të shfaqen para gazetarëve në konferencën për shtyp, e cila është e thirrur para duelit kampional ndaj Ferizajt. Konferenca do të mbahet pas seancës së fundit stërvitore, të cilën futbollistët pritet ta zhvillojnë të premten më 20 dhjetor, në përgatitjet e fundit para duelit të së shtunës.… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Edi Basa do flasin para duelit v. Ferizaj
Ekipi nis punën për ndeshjen e fundit kampionale!
Pas fitores në fundjavë ndaj Dritës, ekipi ka nisur punën për ndeshjen e radhës ndaj Ferizajt, e cila njëherit është e fundit për këtë gjysmëstinor. Me ritëm dhe atmosferë kanë filluar përgatitjet për duelin e radhës kampional, derisa ekipi do të udhëtoj për t’u përballur me Ferizajn. Pavarësisht mungesave që priten të jenë në këtë… Continue reading Ekipi nis punën për ndeshjen e fundit kampionale!
