News Archives - Page 31 of 50 - SC GJILANI

Raporti | Gjilani 1:0 Drita

Fitore e jashtëzakonshme e realizuar në frymën e fundit ndaj FC Drita [1-0]. Armend Thaqi edhe njëherë tjetër e shënoi emrin e tij në historikun e përballjes ndërmjet rivalëve të qytetit. Ndeshja nisi me shumë ritëm dhe iniciativë nga ana e futbollistëve të Ardian Nuhiu, të cilët golin e zhbllokimit kanë mundur ta gjejnë qysh… Continue reading Raporti | Gjilani 1:0 Drita

Njoftim për tifozët | Biletat shiten pranë stadiumit për ndeshjen v. Drita

Të dielën ekipi do të zhvilloj ndeshjen e radhës kampionale, derisa për rival do të ketë ekipin e Dritës. “Kuqebardhët” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë takim, ndërkohë që presin me padurim këtë përballje duke patur edhe mbështetjen e tifozëve. Sektori i vendasve do të jetë i hapun nga ora 11:30 dhe biletat do… Continue reading Njoftim për tifozët | Biletat shiten pranë stadiumit për ndeshjen v. Drita

Bajrami | Do të performojmë pozitivisht për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje

Ndihmëstrajneri i skuadrës, Muharrem Bajrami është shfaqur në konferencën për media para gazetarëve në prag të duelit kampional ndaj rivalit lokal FC Drita. Bajrami ka folur në lidhje me përgatitjet të cilat i ka zhvilluar ekipi për këtë ndeshje, ndërkohë që mbetet i bindur për performancën të cilën pritet ta ketë grupi për këtë ballafaqim.… Continue reading Bajrami | Do të performojmë pozitivisht për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje

Kqiku | Derbi i rëndësishëm, luajmë për vetën dhe tifozët

Kapiteni i skuadrës, Edison Kqiku është paraqitur në konferencën për media në prag të ballafaqimit me rivalin lokal Drita, derisa ka theksuar se gjithë grupi e di rëndësinë e kësaj sfide dhe se janë të gatshëm për të marrë më të mirën nga ky takim. Kqiku ka bërë thirrje gjithashtu edhe për tifozët që në… Continue reading Kqiku | Derbi i rëndësishëm, luajmë për vetën dhe tifozët

Lëvizjet e fundit para sfidës së fundjavës ndaj Dritës

Skuadra ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës ndaj rivalit lokal FC Drita. Me ritëm të lartë dhe vetëbesim, ‘kuqebardhët’ kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës, i cili është udhëhequr nga ndihmëstrajneri Muharrem Bajrami dhe Andi Kulli. Gjithë grupi është… Continue reading Lëvizjet e fundit para sfidës së fundjavës ndaj Dritës

Telegram ngushëllimi familjes Morina & Klubit Futbollistik Vushtrria

Sport Club Gjilani e ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Erjon Morinës, futbollist i klubit “Vushtrria” nga Vushtrria. Me këtë rast klubi dërgon telegram ngushëllimi familjes Morina për humbjen e më të dashurit të tyre dhe Klubit Futbollistik “Vushtrria” për humbjen e futbollistit të tyre. Ikja e hershme e… Continue reading Telegram ngushëllimi familjes Morina & Klubit Futbollistik Vushtrria

Vëllaznimi është oponenti i radhës në Kupën e Kosovës

Vëllaznimi nga Gjakova është kundërshtari i radhës në garat e Kupës së Kosovës për edicionin 24/25. Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse, është hedhur shorti për fazën e 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Ky short përcaktoi çiftet që… Continue reading Vëllaznimi është oponenti i radhës në Kupën e Kosovës

Ekipi nis punën për derbi!

Ekipi është rikthyer punës pas pushimit dy ditor nga ndeshja e fundit në kampionat përballë Prishtinës në kryeyqet. Në horizont është përballja me Dritën, takim ky i cili zhvillohet në ditën e fundit të javës (15 dhjetor). Me ritëm dhe atmosferë të lartë ka nisur puna për duelin e radhës kampional, i cili përveç pikëve… Continue reading Ekipi nis punën për derbi!

Në mesjavë mësohet kundërshtari radhës në Kupën e Kosovës

Të mërkurën, më 11 dhjetor, në orën 14:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, prej tyre nëntë të Superligës dhe shtatë të Ligës së Parë, e të cilat… Continue reading Në mesjavë mësohet kundërshtari radhës në Kupën e Kosovës