News Archives - Page 36 of 50 - SC GJILANI

Prova e fundit gjenerale para sfidës kampionale kundër Ballkanit

Vetëm 48 orë ishin në dispozicion për t’u përgatitur ekipi për duelin e radhës kampional përballë FC Ballkanit. Pas sfidës në shtëpi përballë Llapit, ballafaqimi i radhës kampional është në derë për të besuarit e Ardian Nuhiut. Këtë të hënë ‘të kuqtë’ realizuan edhe provën e fundit gjenerale para duelit të së martes në Suharekë.… Continue reading Prova e fundit gjenerale para sfidës kampionale kundër Ballkanit

Komunikatë: Sport Club Gjilani qëndron prapa familjes Morina & FC Vushtrria

SC Gjilani shpreh mbështetjen e plotë për futbollistin Erjon Morinën, i cili po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në këto momente të vështira, ne jemi pranë tij dhe familjes së tij, duke u lutur për shërim të shpejtë dhe të plotë. Gjithashtu, qëndrojmë prapa klubit FC Vushtrria duke shpresuar se Erjoni do të… Continue reading Komunikatë: Sport Club Gjilani qëndron prapa familjes Morina & FC Vushtrria

Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Ergys Kaçe para dueli kampional ndaj Ballkanit

Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Ergys Kaçe do të paraqiten në konferencën për shtyp, e cila është e thirrur në prag të sfidës kampionale ndaj FC Ballkanit. Konferenca do të mbahet pas seancës së fundit stërvitore, të cilën futbollistët pritet ta zhvillojnë të hënën në përgatitjet e fundit para duelit të së martes. Në dispozicion… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Ergys Kaçe para dueli kampional ndaj Ballkanit

Ekipi rikthehet në procesin stërvitor për ndeshjen e radhës v. Ballkani

Mëngjesi i së dielës i ka gjetur në punë stafin dhe futbollistët, të cilët së bashku ia dolën të marrin një fitore të rëndësishme përballë Llapit në kampionat (2-1). Ekipi që pati minutazh më të madhe në ballafaqimin e së shtunës vijoi me procesin e rikuperimit së bashku me trajnerin Andi Kulli, ndërkohë që pjesa… Continue reading Ekipi rikthehet në procesin stërvitor për ndeshjen e radhës v. Ballkani

Raporti | Gjilani 2:1 Llapi

Festa e golit të Robert Rrahmanit 2-1

Paraqitje mbreslënëse të djelmoshave ‘kuqebardh’ të cilët shpërfaqin më të mirën e tyre dhe e kurorëzojnë me pikë maksimale nga përballja me Llapin (2-1). Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me aksione të shumta shënimi. Vetëm në 20-të minutat e para të ndeshjes u krijuan tri raste të pastërta shënimi për sulmuesin Senad Jarovic,… Continue reading Raporti | Gjilani 2:1 Llapi

Nuhiu | Pres reagim nga skuadra, pasi që karakteret dhe personalitetet rriten në situata të vështira

Ardian Nuhiu në konferencën për shtyp | 25.10.2024

Ardian Nuhiu është paraqitur në konferencën për shtyp para gazetarëve në vigjilje të ndeshjes së radhës kampionale ndaj Llapit, sfidë kjo e cila do zhvillohet në Gjilan. Tekniku i ‘kuqebardhëve’ ka folur në lidhje me përgatitjet për duelin e së shtunës, disfatën e fundit kampionale, si dhe mungesën e rezultateve pozitive. Nuhiu është shprehur optimist… Continue reading Nuhiu | Pres reagim nga skuadra, pasi që karakteret dhe personalitetet rriten në situata të vështira

Prapashtica | Të reflektojmë dhe të luftojmë për rezultate pozitive

Albin Prapashtica në konferencën për shtyp | 25.10.2024

Albin Prapashtica ka bërë thirrje nga dhoma e konferencës për bashkëlojtarët e tij që të reflektojnë dhe të luftojnë edhe më shumë për të arritur rezultatet pozitive. Duke folur ndeshjen e radhës kampionale ndaj Llapit, futbollisti sulmues ka potencuar se brenda skuadrës ka harmoni dhe mbi të gjitha cilësi për të kërkuar maksimumin e pikëve.… Continue reading Prapashtica | Të reflektojmë dhe të luftojmë për rezultate pozitive

Djemtë gati, prag sfida v. Llapi

Përgatitjet e fundit për duelin e radhës kampional janë mbyllur me sukses. Djemtë e skuadrës do të sfidohen nga ekipi i Llapit në kuadër të xhiros së dhjetë në Albi Mall Superligë. Atmosfera dhe ritmi kanë qenë në nivel, derisa në kushte te përshtatshme atmosferike janë realizuar gjitha seancat stërvitore. Me grupin ka vijuar të… Continue reading Djemtë gati, prag sfida v. Llapi

Raporti | Gjilani 1:2 Ferizaj

Humbja e parë në shtëpi para publikut ‘trokiti’ në ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Ferizajt (2-1). Ndeshja ndaj Ferizajt nisi në mënyrën jo më të mirë të mundshme dhe si e tillë rezultoi edhe në fundin e saj. Në minutën e 14-të të ndeshjes ishte ish-futbollisti ynë Edon Sadriu i cili qëlloi… Continue reading Raporti | Gjilani 1:2 Ferizaj

Nuhiu | Duhet japim më shumë se maksimumin për ta fituar ndeshjen

Ardian Nuhiu ka dërguar mesazh për futbollistët e tij nga dhoma e shtypit para duelit ndaj Ferizajt, i cili është i rendësishëm për vazhdimësinë. Kryetrajneri i skuadrës vlerësoi organikën e kundërshtarit të nesërm, ndërkohë që ka potencuar se futbollistët e tij duhet të tregojnë më tepër se maksimumin për ta fituar këtë sfidën. “Ndeshemi me… Continue reading Nuhiu | Duhet japim më shumë se maksimumin për ta fituar ndeshjen