Skuadra e 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në shtëpi përballë Llapit dhe kështu humbet një mundësi të mirë për t’u afruar me kryesuesit. Klaiqi dhe Kurti realizojnë golat e parë të edicionit Ekipi mbetet në top 4 Derbi është sfida e radhës Ekipi i 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në duelin kampional ndaj Llapit, teksa… Continue reading SC Gjilani 2-4 FC Llapi | Superliga U21
Category: Lajme
Skuadra nis punën për ndeshjen ndaj Malishevës
Pas dy ditëve të lira, ekipi është rikthyer në punë për t’u përgatitur për ndeshjen e fundjavës në shtëpi ndaj Malishevës. Grupi ka qenë në dispozicion për shtabin teknik në përjashtim të futbollistëve Hamdi Namani dhe Edison Kqiku, të cilët janë të lënduar. Për Namanin është konstatuar se ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral… Continue reading Skuadra nis punën për ndeshjen ndaj Malishevës
Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Hamdi Namani
Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës. Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL). Si pasojë e këtij dëmtimi, ai do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për… Continue reading Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Hamdi Namani
Gjilani 1-0 Prishtina | AlbiMall Superliga
Skuadra merr fitoren e parë në pranverë falë një goli të realizuar nga Edi Basa në pjesën e parë të lojës dhe angazhimit maksimal deri në minutat e fundit të kohës shtesë. Edi Basa vendimtar me golin e realizuar Fitorja e parë në pranverë Hamdi Namani braktis fushën për shkak të lëndimit Ndeshja e gjashtë… Continue reading Gjilani 1-0 Prishtina | AlbiMall Superliga
Curri | Ndeshje e rëndësishme që na obligon të japim maksimumin
Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri është paraqitur në konferencën për media para duelit të fundjavës ndaj Prishtinës. Shefi i shtabit teknik ka kërkuar nga futbollistët e tij përqendrim maksimal, pasi që në këtë ndeshje mund të vendosin detajet. “Ndeshje e rëndësishme që na obligon të japim maksimumin, sidomos që luajmë para publikut tonë. Duhet të… Continue reading Curri | Ndeshje e rëndësishme që na obligon të japim maksimumin
Prova e fundit gjenerale para duelit ndaj Prishtinës
Skuadra ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit ndaj Prishtinës, takim ky që zhvillohet të dielën nga ora 13:00. Gjatë gjithë javës ekipi ka qenë i përqendruar në punë në kërkesa të shtabit teknik para ballafaqimit të vikendit ndaj kryeqytetasve. Me grupin është bashkuar Elton Isufi, i cili ishte në proces… Continue reading Prova e fundit gjenerale para duelit ndaj Prishtinës
Monografia historike “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025”) e Dr.Enver Sadikut në duart e protagonistëve
Libri i autorit Enver Sadiku që përfshinë të gjitha kryendeshjet, nga derbi i parë historik, e deri te përballjet e fundit tashmë ka zbarkuar edhe te protagonistët e këtij ballafaqimi. Ky libër është një arritje të lartë dhe vlerë të shtuar, sidomos për nga dimensioni historik dhe profesional, duke ndërlidhur të kaluarën sportive me aktualitetin… Continue reading Monografia historike “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025”) e Dr.Enver Sadikut në duart e protagonistëve
Dukagjini 1-1 Gjilani | AlbiMall Superliga
Skuadra nuk arrinë të ruaj epërsinë e krijuar nga Senad Jarovic, teksa shpërdoron fitoren nga duart në minutën e gjashtë të lojës shtesë. Ndeshja u zhvillua në një terren të baltosur dhe pa shumë kushte loje Jarovic realizon golin e parë në pranverë Namani debuton edhe në Superligë Minutat shtesë sërish vrastare për ekipin Pavarësisht… Continue reading Dukagjini 1-1 Gjilani | AlbiMall Superliga
Curri | Ndeshje e vështirë, por ne jemi gati
Kryetrajneri i skuadrës, Debatik Curri, mjaft mirë e di rëndësinë e ndeshjes së dielë ndaj Dukagjinit në Klinë, ndaj ka potencuar se do jetë terren i vështirë. Shefi i shtabit teknik dhe ekipi tij janë bërë gati për këtë ballafaqim, pavarësisht kohës së shkurtër për t’u përgatitur. “Ndeshje e veshtirë, në një terren të vështirë.… Continue reading Curri | Ndeshje e vështirë, por ne jemi gati
Përgatitjet e fundit para duelit ndaj Dukagjinit në Klinë
Edhe pse në kohë tejet të limituar, ekipi ka mbyllur përgatitjet për duelin e vikendit ndaj Dukagjinit në Klinë. Pas duelit në mesjavë në kuadër të kupës së Kosovës, skuadra ka zhvilluar seancën e parë dhe të fundit stërvitore para takimit kampional ndaj Dukagjinit në Klinë. Edison Kqiku dhe Elton Isufi nuk kanë arritur të… Continue reading Përgatitjet e fundit para duelit ndaj Dukagjinit në Klinë
