Besir Ramadani është shfaqur para mediave në konferencën për shtyp në prag të duelit kampional ndaj FC Malisheva, teksa ka theksuar se ai me bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm për të shfaqur karakter dhe për të marrë pikët e plota. Mbrojtësi i skuadrës ka vënë në plan të parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe… Continue reading Ramadani | Të gatshëm për të treguar karakter
Category: News
Testimet e fundit para sfidës v. Malisheva
Skuadra ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit të radhës kampional, i cili është i rezervuar këtë të diel për kundërshar ekipin e Malishevës. Ndërmjet temperaturave të ulëta dhe reshjeve atmosferike, grupi shfaqi energjinë pozitive dhe bëri gjitha përgatitjet e duhura për ballafaqimin e radhës. Fitorja në vikendin që lëmë pas vjen si një… Continue reading Testimet e fundit para sfidës v. Malisheva
Kapiteni Edison Kqiku vazhdon procesin e rikuperimit duke u stërvitur individualisht
Së bashku me grupin, por i ndarë nga stërvitjet kolektive, kapiteni i skuadrës Edison Kqiku po vazhdon të punoj për t’u rikthyer në fushën e blertë. Pas lëndimit të cilën e pësoi javë më parë dhe ekzaminimeve mjekësore të cilat konstatuan ruptur partiale të muskulit gastrocnemius, tashmë gjërat po duken në përmisim e sipër për… Continue reading Kapiteni Edison Kqiku vazhdon procesin e rikuperimit duke u stërvitur individualisht
Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Besir Ramadani para sfidës kampionale ndaj Malishevës
Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Besir Ramadani do të paraqiten në konferencën për shtyp, e cila është e thirrur në prag të sfidës kampionale ndaj FC Malisheva. Konferenca do të mbahet pas seancës së fundit stërvitore, të cilën futbollistët pritet ta zhvillojnë të shtunën më 30 nëntor në mëngjes në përgatitjet e fundit para duelit të… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Besir Ramadani para sfidës kampionale ndaj Malishevës
Liria kundërshtari parë i Gjilanit në Kupën e Kosovës
Liria nga Prizreni do të jetë kundërshtar i parë i Gjilanit në garat e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25. Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse, është hedhur shorti për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Ky… Continue reading Liria kundërshtari parë i Gjilanit në Kupën e Kosovës
21 vjeçarët përmbyllin pjesën vjeshtore të kampionatit
Ekipi i 21 vjeçarëve ka mbyllur ciklin e parë garues të kampionatit elitar për edicionin 2024/25. “Kuqebardhët” e udhëhequr nga Genc Sermaxhaj kanë pësuar humbje minimale në shtëpi përballë Malishevës (2:1). Kjo ishte ndeshja e fundit për stinorin vjeshtor të kampionatit, derisa duelet e tjera kishin përfunduar një javë më parë. Gjashtë fitore, tri barazime… Continue reading 21 vjeçarët përmbyllin pjesën vjeshtore të kampionatit
Raporti | Feronikeli ’74 0:3 Gjilani
Ekipi kthehet me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Drenas përballë Feronikeli ’74, duke triumfuar me shifra të pastërta (0:3). Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Senad Jarovic zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të të ndeshjes. Sulmuesi shtatëgjatë përfitoi nga një pasim me kokë brenda zonës nga Albin Prapashtica,… Continue reading Raporti | Feronikeli ’74 0:3 Gjilani
Nuhiu | Duhet të përqendrohemi te vlerat dhe potenciali që kemi për ta fituar këtë takim
Ardian Nuhiu është shfaqur me optimizëm në takimin me gazetarët para duelit kampional ndaj Feronikeli ’74, takim që zhvillohet të shtunën në Drenas. Tekniku i kuqebardhëve ka folur për duelin e radhës, teksa ka bërë thirrje futbollistëve të tij që të tregojnë seriozitet maksimal dhe të përqendrohen te fitorja. “Përballemi me një skuadër që ka… Continue reading Nuhiu | Duhet të përqendrohemi te vlerat dhe potenciali që kemi për ta fituar këtë takim
Thaqi | Koha për reflektim, kemi forcën për të dalë nga kjo situatë
Armend Thaqi është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj Feronikeli ’74, takim ky i cili do të zhvillohet të shtunën në Drenas. Anësori i djathtë ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të kenë kujdes, pasi që kundërshtari është në rritje e sipër. “Ndeshje e vështirë, duke parë që forma… Continue reading Thaqi | Koha për reflektim, kemi forcën për të dalë nga kjo situatë
Kompletohet sesioni i stërvitjeve para duelit ndaj Feronikeli ’74
Pas një pauze dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, Gjilani rikthehet në fushë këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 14-të në “Albi Mall” Superligën e Kosovës. Në orën 13:00 të së shtunes (23 nëntor), ‘kuqebardhët’ do të udhëtojnë në Drenas për përballjen me Feronikeli ’74, duke synuar rikthimin e formës pozitive… Continue reading Kompletohet sesioni i stërvitjeve para duelit ndaj Feronikeli ’74