News Archives - Page 27 of 50 - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Leon Miftari vishet kuq & bardh

Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Leon Miftari për të qenë pjesë e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2026. Miftari vjen nga radhët e klubit të Ramiz Sadikut, derisa ishte pjesë e të rinjëve të 2 Korrikut në rrugëtimin kualifikues në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola. 18 vjeçari… Continue reading Komunikatë zyrtare | Leon Miftari vishet kuq & bardh

Komunikatë zyrtare | Enis Asani i bashkohet Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Enis Asani. Klubi ka arritur marrëveshjen me FC Thun nga Zvicra për huazimin e futbollistit Asani me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25. 20 vjeçari, i cili luan në pozitën e mesfushorit të qendrës vjen në qytetin e tij të origjinës, derisa është mirëpritur tejet ngrohtë nga… Continue reading Komunikatë zyrtare | Enis Asani i bashkohet Gjilanit

Raporti | Llapi 0:1 Gjilani

Ekipi nis mbarë stinorin pranveror të kampionatit duke shënuar fitore në udhëtim te skuadra e Llapit (0-1). Skuadra nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar seriozisht në minutën e 14-të të ndeshjes përmes kapitenit Armend Thaqi, i cili provoi të realizonte nga një goditje dënimi afër zonës, por që përfundoi mbi traversën e Marjan Coric. Rast të… Continue reading Raporti | Llapi 0:1 Gjilani

Stinori pranveror fillon me sfidën ndaj Llapit në Podujevë

Skuadra ndodhet në përfundim të përgatitjeve për sfidën e parë pranverore në Alb Mall Superligë, me ç’rast të shtunën më 8 Shkurt udhëton drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin. Me ardhjet e fundit grupi është kompletuar dhe e pret me padurim ballafaqimin me nënkampionët e vendit, ekip me të cilin janë ballafaquar edhe dy… Continue reading Stinori pranveror fillon me sfidën ndaj Llapit në Podujevë

Komunikatë: Gjilani dhe Drin Ymeri mbyllin bashkëpunimin

Sport Club Gjilani dhe Drin Ymeri e kanë mbyllur bashkëpunimin. Klubi dhe futbollisti kanë gjetur mirëkuptim për të përfunduar mardhëniet kontraktuale.   Ymeri iu bashkua Gjilanit në fillimin e edicionit dhe gjatë kësaj periudhe ka dëshmuar profesionalizëm dhe vlera të larta sportive.   Të gjithë te Gjilani e falenderojnë Drin Ymerin për angazhimin të cilën… Continue reading Komunikatë: Gjilani dhe Drin Ymeri mbyllin bashkëpunimin

Ekipi realizon seancën e fundit stërvitore në Turqi dhe rikthehet në Kosovë

Pas duelit të fundit kontrollues ndaj Zimbru Chisinau nga Moldavia, skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në tokën turke. Grupi ka qenë i ndarë me detyra për këtë sesion, derisa pjesa e skuadrës që pati minutazh më të madhe ishte e përqendruar në seancë rigjenerimi, ndërkohë grupi tjetër me ngarkesa më të mëdha.… Continue reading Ekipi realizon seancën e fundit stërvitore në Turqi dhe rikthehet në Kosovë

Komunikatë zyrtare | Endri Reçi bëhet i Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”. Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. 24 vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa… Continue reading Komunikatë zyrtare | Endri Reçi bëhet i Gjilanit

FC Zimbru nga Moldavia kundërshtari i fundit në Antalia Camp

FC Zimbru Chisinau nga Moldavia është kundërshtari i fundit për “kuqebardhët” në tokën turke. Pas ndryshimit të lokacionit për ndeshjen e fundit kontrolluese në Antalia Camp, ka ndryshuar gjithashtu edhe kundërshtari me të cilin do të përballemi më 28 janar. Elitarët moldav që kanë patur një sezonë mjaft të mirë këtë vit në kampionat do… Continue reading FC Zimbru nga Moldavia kundërshtari i fundit në Antalia Camp