News Archives - Page 46 of 64 - SC GJILANI

Në horizont, sfida ndaj Prishtinës

Pas ndeshjes së Kupës, rikthehemi sërish në kampiona, teksa këtë të shtunë (7 dhjetor) vizitojmë kryeqendrën për t’u ballafaquar me Prishtinën. Ndeshja e xhiros së gjashtëmbëdhjetë në Albi Mall Superligë ka rezervuar përballjen ndërmjet dy rivalëve të vjetër në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. Megjithë kohën e shkurtër në dispozicion për… Continue reading Në horizont, sfida ndaj Prishtinës

Raporti | Gjilani 4:1 Liria

Fitore në shtëpi për të kaluar rundin e parë në Kupën e Kosovës, derisa përballë skuadra kishte Lirinë, të cilën e mposhti me rezultat bindës (4-1). Ndeshja nuk nisi mirë, pasi që në minutën e tretë të lojës pas një goditje dënimi, topi u devijua nga muri i mbrojtjes dhe përfundoi në rrjetën e Kenan… Continue reading Raporti | Gjilani 4:1 Liria

Njoftim për tifozët | Hyrja falas për ndeshjen v. Liria

Të mërkurën skuadra do të testohet sërish, këtë herë në kuadër të Kupës së Kosovës, teksa do të ndeshet me FC Lirinë, në 1/16 e finales. “Kuqebardhët” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë takim, ndërkohë që presin me padurim përballjen ndaj prizrenasve. Klubi ka vendosur që për këtë duel t’i hap dyert e stadiumit… Continue reading Njoftim për tifozët | Hyrja falas për ndeshjen v. Liria

Prag kupa, mbyllen përgatitjet para ndeshjes v. Liria

Kanë përfunduar edhe përgatitjet e fundit para duelit përballë Lirisë, i vlefshëm për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës. Me kohën e limituar nga ballafaqimi i fundit kampional, ‘kuqebardhët’ kanë mbajtur dy seanca stërvitore para takimit të radhës në program për Kupën e Kosovës. E mërkurja është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së… Continue reading Prag kupa, mbyllen përgatitjet para ndeshjes v. Liria

Ndeshja e radhës | Gjilani v. Liria (1/16 Kupa e Kosovës)

Mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës, me ç’rast shorti ka vënë përballë ekipin e Gjilanit me atë të Lirisë. Në 1/16 e finales, ‘kuqebardhët’ e Ardian Nuhiut do të takohen me Lirinë e Prizrenit, skuadër kjo e cila aktualisht bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, në grupin A.… Continue reading Ndeshja e radhës | Gjilani v. Liria (1/16 Kupa e Kosovës)

Raporti | Gjilani 0:1 Malisheva

Disfatë në sekondat e fundit të ndeshjes përballë Malishevës (0:1), pavarësisht dominimit të plota të ‘kuqebardhëve’ nga minuta e parë e ndeshjes. Ritmi dhe rastet për gol ekzistuan nga fillimi i takimit, me skuadrën e drejtuar nga Ardian Nuhiu që kërkoi fitoren me çdo kusht nga kjo përballje. Rastet e Albin Prapashticës, Oltion Bilallit dhe… Continue reading Raporti | Gjilani 0:1 Malisheva

Testimet e fundit para sfidës v. Malisheva

Skuadra ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit të radhës kampional, i cili është i rezervuar këtë të diel për kundërshar ekipin e Malishevës. Ndërmjet temperaturave të ulëta dhe reshjeve atmosferike, grupi shfaqi energjinë pozitive dhe bëri gjitha përgatitjet e duhura për ballafaqimin e radhës. Fitorja në vikendin që lëmë pas vjen si një… Continue reading Testimet e fundit para sfidës v. Malisheva

Kapiteni Edison Kqiku vazhdon procesin e rikuperimit duke u stërvitur individualisht

Së bashku me grupin, por i ndarë nga stërvitjet kolektive, kapiteni i skuadrës Edison Kqiku po vazhdon të punoj për t’u rikthyer në fushën e blertë. Pas lëndimit të cilën e pësoi javë më parë dhe ekzaminimeve mjekësore të cilat konstatuan ruptur partiale të muskulit gastrocnemius, tashmë gjërat po duken në përmisim e sipër për… Continue reading Kapiteni Edison Kqiku vazhdon procesin e rikuperimit duke u stërvitur individualisht

App logo