Barazim në frymën e fundit, me ekipin që nuk u dorëzua për as edhe një moment të vetëm, duke krijuar mundësi të pafundme shënimi në përballje ndaj Prishtinës në kryeqytet (2-2). Ndeshjen më mirë e nisën me vendasit që rrezikuan në minutën e pestë të ndeshjes përmes Drilon Islami, mirëpo goditjen e kapitenit të kryeqytetasve… Continue reading Raporti | Prishtina 2:2 Gjilani
Category: News
Nuhiu | Të shfaqim grintë dhe dëshirë sikurse në ndeshjet e fundit
Ardian Nuhiu është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes përballë Prishtinës për të folur në lidhje me përgatitjet për ndeshjen, si dhe formën aktuale nëpër të cilën po kalon skuadra. I pari i stolit theksoi se dueli i së shtunës do jetë i rëndësishëm dhe se detajet mund të vendosin fituesin. “Pres ndeshje kualitative.… Continue reading Nuhiu | Të shfaqim grintë dhe dëshirë sikurse në ndeshjet e fundit
Ibrahimi | Kemi kualitetin për t’u ngritur më lartë
Yll Ibrahimi në konferencën për media para gazetarëve ka potencuar se skuadra ka potencialin për të qenë shumë më lartë. Mbrojtësi i krahut të majtë ka folur edhe për përgatitjet e ndeshjes ndaj Prishtinës, teksa ka theksuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje. “Jemi përgatitur… Continue reading Ibrahimi | Kemi kualitetin për t’u ngritur më lartë
Grupi i gatshëm për sfidën kampionale ndaj Prishtinës
Skuadra ka mbyllur përgatitjet e fundit para duelit të radhës kampional ndaj FC Prishtina. Megjithëse në kohë të limituar nga ndeshja e mesjavës në Kupën e Kosovës, stafi teknik është munduar së bashku me futbollistët që të përgatisin ndeshjen ndaj Prishtinës. Për këtë duel do të rikthehet sulmuesi i krahut Edi Basa, i cili ishte… Continue reading Grupi i gatshëm për sfidën kampionale ndaj Prishtinës
Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Yll Ibrahimi para sfidës kampionale ndaj Prishtinës
Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Yll Ibrahimi do të paraqiten në konferencën për shtyp, e cila është e thirrur në prag të sfidës kampionale ndaj FC Prishtina. Konferenca do të mbahet pas seancës së fundit stërvitore, të cilën futbollistët pritet ta zhvillojnë paraditen e së premtes në përgatitjet e fundit para duelit të së shtunes. Folës… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Yll Ibrahimi para sfidës kampionale ndaj Prishtinës
Në horizont, sfida ndaj Prishtinës
Pas ndeshjes së Kupës, rikthehemi sërish në kampiona, teksa këtë të shtunë (7 dhjetor) vizitojmë kryeqendrën për t’u ballafaquar me Prishtinën. Ndeshja e xhiros së gjashtëmbëdhjetë në Albi Mall Superligë ka rezervuar përballjen ndërmjet dy rivalëve të vjetër në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. Megjithë kohën e shkurtër në dispozicion për… Continue reading Në horizont, sfida ndaj Prishtinës
Raporti | Gjilani 4:1 Liria
Fitore në shtëpi për të kaluar rundin e parë në Kupën e Kosovës, derisa përballë skuadra kishte Lirinë, të cilën e mposhti me rezultat bindës (4-1). Ndeshja nuk nisi mirë, pasi që në minutën e tretë të lojës pas një goditje dënimi, topi u devijua nga muri i mbrojtjes dhe përfundoi në rrjetën e Kenan… Continue reading Raporti | Gjilani 4:1 Liria
Njoftim për tifozët | Hyrja falas për ndeshjen v. Liria
Të mërkurën skuadra do të testohet sërish, këtë herë në kuadër të Kupës së Kosovës, teksa do të ndeshet me FC Lirinë, në 1/16 e finales. “Kuqebardhët” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë takim, ndërkohë që presin me padurim përballjen ndaj prizrenasve. Klubi ka vendosur që për këtë duel t’i hap dyert e stadiumit… Continue reading Njoftim për tifozët | Hyrja falas për ndeshjen v. Liria
Prag kupa, mbyllen përgatitjet para ndeshjes v. Liria
Kanë përfunduar edhe përgatitjet e fundit para duelit përballë Lirisë, i vlefshëm për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës. Me kohën e limituar nga ballafaqimi i fundit kampional, ‘kuqebardhët’ kanë mbajtur dy seanca stërvitore para takimit të radhës në program për Kupën e Kosovës. E mërkurja është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së… Continue reading Prag kupa, mbyllen përgatitjet para ndeshjes v. Liria
Ndeshja e radhës | Gjilani v. Liria (1/16 Kupa e Kosovës)
Mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës, me ç’rast shorti ka vënë përballë ekipin e Gjilanit me atë të Lirisë. Në 1/16 e finales, ‘kuqebardhët’ e Ardian Nuhiut do të takohen me Lirinë e Prizrenit, skuadër kjo e cila aktualisht bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, në grupin A.… Continue reading Ndeshja e radhës | Gjilani v. Liria (1/16 Kupa e Kosovës)
